Nga sot fillon me shërbime operatori i ri në telefoninë celulare, Mtel
Shkup, 26 tetor – Operatori i telekomunikacionit Mtel, anëtar i grupit Telekom Serbia, sot do të shpallë fillimin e shërbimeve të telefonisë celulare dhe internetit në tregun maqedonas të telekomunikacionit.
Mtel hyri në treg në nëntor të vitit të kaluar me shërbime në televizionin satelitor, dhe menaxhmenti më pas njoftoi zgjerimin në segmentin e telefonisë celulare.
Të dhënat e Agjencisë për Komunikime Elektronike tregojnë se numri i abonentëve aktivë në telefoninë celulare në vend për tremujorin e dytë të këtij viti është 1.932.608. Nga abonentët rezidencialë, 754.907 janë abonentë me parapagesë, dhe 928.381 janë me postpejd, ndërsa numri abonentë afarist është 249 320.
A1 Maqedonia ka 48,13 për qind nga numri i përgjithshëm i abonentëve aktivë, e ndjekur nga Makedonski Telekom me 47,39 për qind, Lajkmobajl me 3,19 për qind, Robi me 1,21 për qind, Grin Mobajl me 0,08 për qind.
Në të hyrat nga ofrimi i shërbimeve të komunikimit celular (niveli me pakicë) në tremujorin e dytë të vitit, Makedonski Telekom merr pjesë me 50,67 për qind, A1 Maqedoni me 47,7 për qind, Robi 0,89 për qind, Lajkmobajl me 0,55 për qind, Grin Mobile me 0,12 për qind.
Qasje në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmet rrjetit celular (2G/3G/4G) në fund të kuartalit të dytë kanë 1 473 555 parapagues.