Nga goditja e rrufesë në Indi humbën jetët 83 njerëz

Nju Delhi, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Nga goditjet e rrufesë në mbarë shtetin Bihar  në Indinë lindore sot humbën jetët 83 njerëz, kryesisht punëtorë bujqësor, kumtuan autoritetet.

Shumica e tyre ishin goditur nga rrufeja duke mbjellur fara  në 23 prej 38 qarqe në shtet, citohet në kumtesën e Qeverisë.

Së paku dhjetë persona janë lënduar  dhe gjenden në shërim spitalor.

Reshjet e rrëmbyeshme  të shiut para fillimit të sezonit monson e goditën rajonit.

Në korrik të vitit të kaluar, nga rrufeja  në Bihar humbën jetët 39 persona, gjithashtu në kohën e shirave  monson, të cilat zgjasin deri në shtator. sa/

Таг