Nga COVID-19 tek kërkesa e opozitës së re, Rudina Xhunga: PS është duke kërkuar garanci nga palët, politika, matematikë

Gazetarja Rudina Xhunga teksa komentoi heqjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së COVID-19, deklaroi se nuk dihet se kur do të përfundojë kjo situatë.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ Xhunga tha se shifrat e të prekurve me koronavirus mund të ‘përmbysin’ spitalet.

Mes të tjerash ajo tha se tashmë turizmi këtë vit është pak i paqartë për shkak të situatës, ndërsa shtoi se me siguri qëndrimi në Shqipëri.

Duke u ndalur tek politika dhe kërkesat e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, Xhunga tha se “PS është duke kërkuar garanci nga palët që të marrë pjesë në zgjedhje”.

Pjesë nga intervista:

Sot iu dha fund e fatkeqësisë natyrore. Si ju duket situata?

Situata më duket e keqe. Mendoj se ky është lajm i mirë që sot mbaroi. Por se di nëse mbaroi vërtetë. Ne jemi në shifra më të larta se sa në ishim në kohën kur u karantinuam. hapja e silli këtë. Një sjellje individuale e papërgjegjshme. Jemi të lodhur.

Nuk dëgjoj njeri që të ketë frikë. Thonë se; “nuk është agresiv më virusi. Ishte tigër, është mace tani”. Në fakt është agresiv. Po sëmuren njerëz. Kur isha para një jave këtu, vdiq vëllai i dytë i familjes Kulla.

Dy vëllezërit Budina të prekur. Një aktor i Portokallisë, Florjani, ishte i prekur. Dhe ne ngaqë jemi lodhur shumë, themi se e kemi shtruar virusin.

Si e keni parë elementin ‘maskë’? Pasi na thuhej se nuk ishte elemente i domosdoshëm…?

Edhe vet OBSH ka qenë e paqartë. Se dinin pasi nuk e kanë pasur në kontroll situatën. Tani e dinë se një mënyrë përveç higjienës, është vendosja e maskës. Kur ke një njeri afër që tështin dhe është me COVID, të ngjit atë. Mund të kesh fatin e keq që një person tjetër të pështyn.

Po shihja një publicitet që tregonte transmetimin nga ashensori. Por kemi të mbyllur në shtëpi, ku kishim jetën prioritare, tani kemi xhepin. Qeveritë në të gjithë botën e kanë pasur këtë problem. BE nuk kas një vendim për Ballkanin që të hapë kufijtë. Po çfarë përgjegjësie do iu lësh Italisë? Ajo do i hapë kufijtë. Por për kë do i hapë?

Me ardhjen e verës, si duket situata me turizmin?

Tani gjërat janë bërë, “ti ça thua sot, nuk e thua nesër”. Isha dje në Durrës dhe në një hotel më thanë se; Do vinë polakët. Ata që kanë prenotuar do të vinë. Kur mendon Durrësin si një qytet që e ka rrëzuar tërmeti dhe pandemia, do e shohësh që do të ketë turist pas dy javësh. Në Vlorë, pashë që njerëzit shkonin në det. Pipero tha; Nga plazhi nuk rrezikohesh.

Falë By-passit Fier-Vlorë që u bë mund të shkosh, por për fat të keq bllokohesh në Durrës. Autoritetet janë bërë gati, kanë treguar se çfarë do bëjnë. Infektivi është plotë. Do përmbyten spitalet dhe i bie që se mbajnë dot premtimin që; s’do na mbyllin.

Vjeshta pritet të ketë surpriza, pasi ka viroza të stinës. Unë uroj që me verën të gjejnë një qetësim. Nuk shoh ndërgjegjësim. E vënë maskën për detyrim. Njerëzore është të harrosh. Dje në Durrës pash që hotelet po rifillojnë jetën. Golemi dhe Kavaja ishin plot.

Ndalemi tek emisioni, për çfarë po përgatitesh të dielën?

Jam krenare për atë emision, edhe pse jam modeste. bëhet fjalë për Gjirokastrën. Më mori një mik i çmuar dje në telefon dhe tha; më sugjeroi një hotel. Se të shkëlqente fytura. Kalova shumë mirë, harrova virusin, dëshpërimin që na ka kapur. Gjirokastra e ruajti veten. Shqiptarët i tërheq reklama, si me rastin e Korçës. për më tepër shqiptarët harxhojnë. Tani pas Korçës do kemi një tjetër qytet, si Gjirokastra.

Do doja një koment lidhur me deputetët e opozitës së re që kërkojnë ndryshimet kushtetuese. Si të janë dukur pretendimet?

Ndërkohë që ne kemi 100 probleme, duke nisur që nga pasojat e tërmetit, Covid është një depresion, politika po vazhdon rrugën e vet. Në rrugën e politikes ka kompromis mes palëve, siç ishte dhe votimi i KLSH. Mendoj se ky vend nuk do të ketë paqe pa reformën e duhur në drejtësi.

PS bëri zgjedhjet lokale dhe mund t’i bëjë këto ndryshime kushtetuese vetëm me opozitën e re. PS është duke kërkuar garanci nga palët që të marrë pjesë në zgjedhje. Po të ishte moral politika do kishte njerëz shumë më të mirë, por ata rrinë larg se nuk e njohin mirë këtë lloj aritmetike.