Nëse një grua shtatzënë infektohet me Covid-19, çfarë ndodh me fëmijën e saj?

Studimi nga Imperial College London zbuloi se e njëjta gjë vlen edhe për foshnjat e palindura dhe të porsalindurit.

Deri tani fatmirësisht kemi dëgjuar raste në të cilat, nëse një grua shtatzënë infektohet me Covid-19 fëmija brenda në barkun e nënës nuk e merr infeksionin dhe shtatzënia nuk rrezikohet.

Por sipas një studimi të ri kjo gjë ndodh nëse fëmija nuk ka asnjë problem tjetër shëndetësor.

Studimi nga Imperial College London zbuloi se e njëjta gjë vlen edhe për foshnjat e palindura dhe të porsalindurit.

Asnjë foshnjë nuk ndërroi jetë nga Covid-19, ndonëse mamaja ishte mbartëse e koronavirusit, si dhe vetëm rreth 10 përqind e tyre rezultuan pozitivë pas lindjes.

“Përfundimi se Covid-19 nuk e rrit rrezikun e vdekshmërisë foshnjore është tepër qetësues”, u shpreh profesor Christoph Lees, një ekspert i obstetrikës në Imperial.

Nga ana tjetër, Profesor Lees, i cili drejtoi studimin, shtoi:

“Sidoqoftë, një diagnozë tregon lidhjen mes Covid-19 dhe lindjes së parakohshme, ndonëse nuk është plotësisht e qartë pse”.