Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Unionin kombëtar për persona të shurdhër dhe dëgjim të dëmtuar
Shkup, 18 shtator – Sot së bashku me ministrin Spasovski dhe Kryetarin e Unionit Kombëtar të personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Tomica Stojanovski, nënshkruam Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Unionit Kombëtar të personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përkatësisht, sot në mëngjes për këtë qëllim në tri lokacione në Shkup sipas pilot-projektit “Shërbimi dixhital i interpretimit për personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim”, Unioni siguroi tre tableta të markës “Apple” për nevojat e projektit, të cilët u instaluan në Stacionin Policor me Kompetenca të Përgjithshme -Qendër, në prani të personave të autorizuar nga MPB-ja, në Sektorin për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup dhe në Departamenton për Çështje Administrative, në një dhomë të shënuar qartë me simbolin e të shurdhërve dhe me dëgjim të dëmtuar, me qëllim që të mundësohet aksesi dhe përdorimi më i lehtë i të njëjtit nga personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim.
Nënshkrimi i sotëm i Memorandumit të Bashkëpunimit është konfirmim i gatishmërisë së plotë të ministrisë, të të gjitha segmenteve organizative të saj për transparencë, disponueshmëri, solidaritet, bashkëpunim dhe sigurisht – ndihmë dhe angazhim ekspert dhe profesional së bashku me qytetarët. Në praktikë, ky Memorandum i Bashkëpunimit përcakton qëllimet e interesit të ndërsjellë – respektimin e personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar, pastaj nxitjen e zhvillimit të mbrojtjes dhe kujdesit për personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, pjesëmarrjen në parandalimin dhe heqjen e barrierave, në mjedisi fizik dhe social, pjesëmarrja në përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetës së përditshme të personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja në ndryshime në favor të personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar dhe vendosja e bashkëpunimit të ndërsjellë biznesor.