Nebiu: Pushteti do të përpiqet të rrisë rejtingun në vitin që vjen
Shkp, 29 Dhjetor – Opinionisti Besim Nebiu në “Rruga drejt”, tha se vendimin për zgjedhje të parakohshme e merr vetëm Qeveria dhe partnerët e koalicionit. Edhe pse vitin e kaluar nuk kanë patur shumë projekte, vitin e ardhshëm sikur kanë filluar me shumë iniciativa e projekte energjetike, sociale, etj.
“Vendimin nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme nuk e merr z. Mickoski, por Qeveria. Pra, edhe kryeministri dhe partitë e koalicionit kanë deklaruar se nuk do të ketë, ose do të ketë kur të vendosin. Shumica është e tillë që nuk mund të jetë shumë e sigurt, por është mbi 63 dhe si e tillë garanton që Parlamenti të funksionojë përmes institucioneve deri në atë moment kur partitë në Qeveri të vendosin. Problemi është sigurisht që vitin e kaluar nuk kanë pasur shumë projekte, nuk kanë pasur shumë iniciativa politike. Tani po paralajmërohet një fazë e re veprimi, ndoshta do të përpiqen ta përdorin këtë vitin e kaluar për më shumë iniciativa. Këtë javë pamë se ka pasur një projekt për reformën në shëndetësi dhe ndërtimin e qendrave spitalore, veçanërisht në Shkup dhe në gjashtë qytete të tjera. Pastaj janë projektet energjetike, projektet sociale”, tha analisti Besim Nebiu.