Në vitin 2019 rreth 40,1 për qind e nevojave të përgjithshme për energji sigurohen nga burime vendore

//

Gjatë vitit të 2019, 40,1 për qind e nevojave të përgjithshme të energjisë në vend janë mbuluar nga prodhimi vendor.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, bruto prodhimi primar i energjisë në vitin 2019 është 1.128.759 toe (ekuivalent i energjisë në ton nga nafta) apo 40,1 për qind të energjisë së përgjithshme të nevojshme e cila ka qenë 2.814.316 toe.

Vitin e kaluar konsumatorë më të mëdhenj të energjisë kanë qenë trafiku me 39,3 për qind, amvisëria me 23,8 dhe industria me 22,4 për qind të konsumit final në dispozicion.