Në Veles, deri në orën 19:00 dalja është 48,28 për qind, Komunën Gradsko 54,86 dhe Komunën Çashkë 57,7 për qind

Veles, 15 korrik 2020 (MEDIAL) – Nga gjithsej 45.989 votues të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore, deri në orën 19:00 votuan 48,28 për qind apo 22.203 votues në 84 vendvotime në Komunën e Velesit.

Siç informojnë nga KKZ, në të gjitha 84 vendvotimet, votimi zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe pa incidente.

Në Komunën Gradsko, nga gjithsej 3136 votues në 11 vendvotime deri në orën 19:00 në votim dolën 54,86 për qind apo 1721 votues.

Siç informoi për MEDIAL-n Elena Smilkova, anëtare e KKZ Gradsko, në të gjitha vendvotimet votimi zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe pa incidente.

“Në Komunën Çashkë, nga gjithsej 6.101 votues, në 30 vendvotime deri në orën 19:00 votuan 57,7 për qind e votuesve apo 3512”, informoi për MEDIAL-n Marjan Jovanovski, kryetar i KKZ Çashkë.

Ai theksoi se në të gjitha vendvotimet në Komunën Çashkë, zgjedhjet po zhvillohen në atmosferë të qetë dhe demorkatike he pa incidente.

Njëherit në të gjitha KKZ-të – Veles, Gradsko dhe Çashkë u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët ende nuk kanë votuar, ta realizojnë të drejtën e vet qytetare në vendvotime, të cilat janë të hapura deri në orën 21:00. ad/ab/