Në Tajvan situata më e vështirë që nga fillimi i pandemisë
Tajpei, 28 prill – Tajvani, i cili në masë të madhe ishte i kursyer nga epidemia e Kovid-19, tani përballet me situatën më të vështirë që nga fillimi i pandemisë.
Më shumë se 11.000 të sapoinfektuar sot janë regjistruar në Tajvan, si dhe dy vdekje.
Numri i të sapoinfektuarve është në rritje që nga fundi i marsit, ndërsa autoritetet apelojnë që të mbeten në karantinë shtëpiake nëse kanë test pozitiv të Kovid-19, përveç nëse kanë simptoma më të rënda.
Ministri i Shëndetësisë, Çen Shih-Çung konfirmoi se sot 99,7 për qind e të infektuarve ose nuk kanë simptoma ose janë me pasqyrë të lehtë klinike../Zhurnal.mk