Në Tabanoc pritet një orë, në Bogorodicë 40 minuta

Shkup, 22 gusht – Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane në mëngjes është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet rreth një orë për hyrje dhe dalje nga vend, ndërsa në VK  Bogorodicë pritet rreth 30 deri në 40 minuta.

Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumton LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë