Në Spitalin e Pejës gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë pesë foshnje

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, gjatë ditës së djeshme janë trajtuar 238 pacientë.

Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas një njoftimi nga ky Spital, 202 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,530 analiza.

Janë kryer edhe 9 operacione në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 5 lindje, 2 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.