Në Shkup zbulohet laborator për prodhimin e drogës

Shkup, 6 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së sotme me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi në Katllanovë të Shkupit, ku ka gjetur laborator për prodhimin e substancave narkotime. Nga MPB njoftojnë se është arrestuar një 43-vjeçar.

“Është kontrolluar shtëpizën e vikendit në pronësi të N.Z. (47) në fshatin Gradmanovc të Katllanovë, ku është gjetur laborator për prodhimin e marijuanës, rreth 200 saksi me rrënjë, filtra ajri dhe pajisje të tjera prodhuese, rreth dy kilogramë marijuanë”, shtojnë nga MPB.

Nga MPB njoftojnë se është arrestuar personi N.Z., ndërkaq pas dokumentimit të plot të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse.