Në Shkup u mbajt garë me protokoll të posaçëm

Shkup, 20 qershor 2020 (MEDIAL) – Në Shkup sot për herë të parë u mbajt gara HalkEko Kronometri 10KM. Gara u mbajt në kejin  e lumit Vardar. Pjesëmarrësit filluan nga pozicioni fillestar nën urën “Goce Dellçev” dhe vrapuan deri në derdhjen e lumit Lepenc në Vardar, ku u rrotulluan në gjysmë rreth dhe u kthyen prapa deri në vendin prej ku e filluan garën.

“Sot treguam edhe ne si organizues dhe vrapuesit si pjesëmarrës, se edhe në kushte të këtilla të pandemisë, kur janë ndërmarrë të gjitha masat dhe protokollet në pajtim me rekomndimet e Komisionit për sëmundje infektuese, mund të funksionojmë. Falënderim i madh për të gjithë pjesëmarrësit, gjithë partnerët të cilët ishin me ne”, deklaroi Kire Sinadinovski, drejtor i garës.

Gara HalkEko Kronometri 10KM u mbajt me protokoll të posaçëm, paraprakisht të miratuar nga Komisioni për së mundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga Shtabi kryesor koordinues i krizës. ab/