Në Shkup sanksionohen 437 shoferë, 140 për shpejtësi të tejkaluar

Në kuadër të kontrolleve të përforcuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme në sferën e komunikacionit, gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 437 sanksione.

Siç kumtoi MPB-ja, nga sanksionet e shqiptuara, për ngarje pa patent shoferi janë për 50 persona, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar – 140 kundërvajtje, 40 automjete teknikisht jo të rregullta dhe të paregjstruara, tetë motoçikleta, 79 masa për parkim jo të rregullt, 48 automjete janë marrë me karrotrec, ndërsa janë shqiptuar 59 dënime për mosmbajtje të maskës.

Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Nga MPB-ja apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat për siguri më të madhe në komunikacion.