Në Shkup sanksionohen 292 shoferë, 100 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 24 gusht – Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 292 sanksione, prej të cilave 100 gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 14 gjoba për ngasjen e automjetit pa patent shoferi, 13 sanksione për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave.

Janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), 12 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, shtatë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftoi MPB-ja.