Në Shkup sanksionohen 177 shoferë, 86 për shpejtësi të tejkaluar

Shkup, 21 gusht – Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 177 masa, mes të cilëve për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 109 sanksione, 14 gjoba për vozitje pa patent shoferi, katër sanksione për kundërvajtje, të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave.

Janë shqiptuar katër gjoba për kalim në semafor të kuq, 13 sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër gjoba për shoferë fillestarë…

Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe ditëve në vijim, njoftoi MPB-ja.