Në Shkup janë sanksionuar 83 shoferë

Shkup, 31 Dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (30.12.2022) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 83 masa, nga të cilat tri sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, shtatë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit…

Kontrollet e trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.