Në rajonin e Gostivarit ka 146 raste aktive me KOVID-19

/

Në tre komunat në rajonin e Gostivarit deri më sot ka 146 raste aktive me Kovid-19 me çfarë numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga fillimi i pandemisë ka arritur 241.

Sipas informacioneve të fundit të njësisë rajonale në Qendrën për Shëndet Publik, prej 146 rasteve aktive në tre komunat e Gostivarit, 109 janë në Komunën e Gostivarit, 33 në Komunën e Vrapçishtit dhe dhe katër në Mavrovë dhe Rostushë.

Njëzet nga të sëmurët janë në trajtim spitalor, ndërsa 126 kanë simptoma më të lehta dhe trajtohen në kushte shtëpie. Nga fillimi i pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi, në rajonin më të gjerë të Gostivarit pozitivë në testim kanë qenë 241 persona.

Më së shumti (164) ka në Komunën e Gostivarit, në Vrapçishtë 67 dhe 10 në Mavrovë dhe Rostushë. Prej tyre janë shëruar 81 persona. Me koronavirus deri më tani janë infektuar 17 punonjës shëndetësorë.

Nga infektimi me Kovid-19 kan vdekur 17 persona (Gostivar – nëntë, Vrapçishtë – gjasjtë dhe Mavrovë dhe Rostushë – një). Pas anketave të bëra dhe protokolleve të zbatuara, infektologët deri më tani kanë marrë 963 strisho për testim.