Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat e Srebrenicës

Dy dekada pas luftërave në ish-Jugosllavi mbeten të pa harruara krimet që i kreu Serbia dhe paramilitarët e saj. E vepra më e tmerrshme që e tronditi botën është masakra e Srebrenicës që ndodhi pikërisht 25 vjet më parë.

Në kujtim të mbi 8 mijë boshnjakëve të vrarë në Prishtinë u ndezën qirinj.

Pandemia na ka ndaluar që t’i realizojmë aktivitetet ashtu siç kemi dashur megjithatë ne jemi duke e realizuar një prej projekteve të të gjitha aktiviteteve. Bëhet fjalë për ndezjen e qirinjve për nder të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë para 25 vjetëve”, tha Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtat Humanitare.

“Gjithashtu kemi edhe një ekspozitë multimediale e cila quhet “Gjenocidi në Srebrenicë në tetë akte””, shpjegoi ai.