Në Prilep sot votojnë 29 qytetarë të sëmurë dhe në izolim

Prilep, 13 korrik 2020 (MEDIAL) – Në Prilep sot votojnë 29 qytetarë të sëmurë  nga koronavirusi dhe në izolim. Këshilli special i personave mjekësor në mëngjes nga Komisioni Komunal Zgjedhor  e mori material votues, pajisjen mbrojtëse dhe sipas protokolleve për mbrojtje, me  skafanderë dhe zbatim të masave  e realizuan votimin në shtëpitë e qytetarëve.

Sipas mjekes Biljana Kërzheska, kryetare e këshillit  janë ndërmarrë të gjitha masat.

Nesër në Prilep, do të votojnë 489 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Të mërkurën sërish, të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë 64.004 qytetarë.  Prej 142 vendvotimeve , do të votohet në 130 , sepse 12 janë bashkuar pasiqë kanë  më pak se 10 votues. Për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve, 13 vendvotime janë dislokuar që t’i plotësojën kushtet e hapësirave. sa/