Në mungesë të kuorumit, nuk votohet raporti i AKK për vitin 2019

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, tha se për shkak të mungesës së kuorumit, raporti nuk mund të hidhet në votim.

Paraprakisht raport ka marrë përkrahjen nga Komisioni për Ekonomi dhe Komisioni për Buxhet e Transfere.

Mbështetje ka marrë edhe nga LDK, PDK, ndërsa kundër janë shprehur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje./kp