Në mesin e Covid, Rusia mban paradën gjigande ushtarake

Rusia kremton Ditën e Fitores me një paradë gjigande ushtarake e cila ishte planifikuar fillimisht në 9 maj, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kanë kaluar 75 vjet që kur Bashkimi i atëhershëm Sovjetik mposhti Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Masat e izolimit në Moskë, të vendosura për shkak të koronavirusit, u lehtësuan këtë muaj duke i hapur rrugë edhe organizimit të paradës me tanke e raketa me rreze të gjatë veprimi.

Parada në sheshin e Kuq të kryeqytetit rus përbën gjithmonë një rast të mirë për Vladimir Putinin që të ushqejë në popull ndjenjat patriotike, në një mënyrë që kujton kohët e vjetra. Këtë radhë ajo është veçanërisht e rëndësishme për të, pasi mbahet para referendumit të 1 korrikut mbi ndryshimet kushtetuese, që do t’i mundësonin Putinit qëndrimit në pushtet deri në vitin 2036.

Edhe ky referendum ishte planifikuar për 22 prill, por u shty për shkak të Covid. Rusia ka konfirmuar mbi 600,000 raste me koronavirus dhe mbi 8,000 viktima, edhe pse këto shifra besohet të jenë shumë më të larta.