Në Likovë procesi i votimit zhvillohet pa probleme

Në fshatin Likovë të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 7. Procesi i votimit zhvillohet pa pengesa. Qytetarët po i respektojnë masat dhe protokollet për mbrojtje nga virusi korona.

Kryetari i Këshillit Zgjedhor në vendvotimin 11/12, Demir Mustafa, për TV21, tha se për shkak të situatës me korona virusin deri në këto momente dalja e qytetarëve është e ulët.