Në Kuvend seanca të Komisionit ligjdhënës-juridik dhe Komisionit për çështje ekonomike

Shkup, 10 nëntor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut seanca sot do të mbajnë Komisionit për Çështje ekonomike dhe Komisionit ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të seancës së 16-të të Komisionit kuvendor për çështje ekonomike është vetëm një pikë – Propozim-ligji për ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike.

Komisioni Ligjdhënës-juridik do t’i mbajë dy seanca. Në seancën e 50-të në rend dite janë më shumë pika, në mesin e së cilave janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion të instrumentit për ndihmë inkuadruese (IPA), Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social.

Në rend dite të seancës së 153-të është Komisioni kuvendor Ligjdhënës-juridik janë Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë dhe Propozim-ligji për ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike.