Në Kroaci e Slloveni sërish rekord ditor i rasteve me koronavirus

Në Slloveni ndërkohë janë regjistruar 745 raste me koronavirus në 24 orët e fundit. Është dita e dytë me radhë që janë regjistruar mbi 700 raste për 24 orë. Dje ishin regjistruar 707 raste të reja. Shifra totale e të infektuarve në Slloveni ka shkuar në 10.683, ndërsa janë 4.818 raste aktive.

Nga autoritetet sllovene është njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë rekord të testimeve, 5.287 sosh. Shkaku i shtimit të rasteve Sllovenia ka kaluar mësimin në formën online.

Po ashtu një person tjetër ka vdekur në Slloveni si pasojë e koronavirus, duke çuar shifrën totale në 176.

Rekord ditor i rasteve është regjistruar edhe në Austri. Austria ka raportuar për 1552 raste të reja me koronavirus. Po ashtu edhe në Sllovaki është regjistruar rekord i rasteve ditore, 1929.