Në gjashtë muajt e parë të vitit eksporti arrin 3,4 miliard dollarë

Shkup, 5 gusht – Në gjashtë muajt e parë të viit nga vendi janë eksportuar mallra në vlerë prej 210.122.464.000 denarë ose 3,4 miliard euro që është për 39,1 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Importi arrin 286.095.298.00 denarë ose 4,64 miliard euro, që është për 38,7 për qind më shumë në krahasim me gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, deficiti tregtar në gjashtë muajt e parë të vitit arrin 75.972.834 denarë ose 1,232 miliard euro, ndërsa mbulimi i importit me eksportin është 73,4 për qind.

Pjesëmarrje më të madhe në eksport kanë katalizatorët për transportuesit me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe të përcjellësve të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët për sedilje nga nëngrupi 821.1 dhe feronikeli. Në import më së shumti janë përfaqësuar metalet tjera nga grupi i platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuar ose në formë të pluhurit, prodhimet keramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial, platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë të pluhurit vajërat e naftës dhe vajërat nga mineralet bituminoze (përveç të papërunuara).

Vendi në gjashtë muajt e parë të vitit më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Kinën.