Në dy javët e fundit është rritur numri i rasteve pozitive të Kovid-19 në kopshte

/

Numri i personave të infektuar dhe të punësuarve në kopshte në dy javët e fundit është rritur, por në përgjithësi gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Nga fillimi i hapjes së kopshteve e deri më tani ka gjithsej 18 fëmijë dhe 55 të punësuar pozitivë me kovid-19.

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, trendi është i njëjtë si dhe gjendja epidemiologjike në vend. Në periudhën nga 6 deri më 19 tetor janë regjistruar gjashtë fëmijë dhe 21 të punësuar pozitivë në virus.

“Gjendja shëndetësore e të gjithëve që deri më tani ishin pozitivë është mirë. Nuk kemi të hospitalizuar, përveç ata dy që paraprakisht që përfunduan. Një pjese të madhe u kaloi periudha e izolimit që në përgjithësi gjendja shëndetësore e fëmijëve dhe të rriturve në kopshtet është e mirë”, deklaroi Shahpaska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në kopshtin “Temjanushka” në Gazi Babë.

Për momentin, në izolim janë gjithsej 309 fëmijë dhe rreth 50 të punësuar.

Thotë se gjendja po ndiqet dhe do të sillen vendime në konsultim dhe bashkëpunim me autoritetet shëndetësore dhe lokale