Në drejtimin infermiere në tre shkolla sot do të ketë testim kualifikues

Shkup, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Në tre shkolla të mesme në drejtimin e mjekësisë sot prej orës 10 do të organizohet testim kualifikues për nxënësit-gjysmëmaturant të cilët kanë konkurruar në drejtimin infermiere. Testimi do të jetë në lëndët biologji dhe kimi, ndërsa nga rezultati do të varet cilët nxënës do të pranohen në vitin e parë shkollor 2020/2021 sepse ka më shumë kandidatë me pikë maksimale (75) se që janë paraparë në Konkursin e MASH.

Bëhet fjalë për SHMQM “Dr Pançe Karagjozov” në Shkup ku për infermiere në mësimin në gjuhën shqipe në të cilën janë paraparë 102 nxënës në tre paralele, ndërsa me numër të njëjtë të pikëve janë paraqitur 166 nxënës.

SHMQ “Dimitar Vllahov” në Strumicë, në drejtimin mjekësor- infermiere në gjuhën maqedonase , të lira janë 34 vende gjegjësisht një paralele, ndërsa me pikë të njëjta janë paraqitur 39 nxënës, si edhe në SHMM “Gjorçe Petrov” në Prilep në drejtimin e mjekësisë – infermiere në gjuhën maqedonase për 34 vende gjegjësisht për një paralele kanë konkurruar 44 nxënës me pikë maksimum (75).

Kontrollimi i njohurive në lëndët e biologjisë dhe kimisë do të jetë në gjuhën në të cilën ata kanë ndjekur shkollën fillore. Testet zhvillohen nga Byroja për zhvillimin e arsimit, dhe komisioni për organizimin e testimit kualifikues formohet nga anëtarët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, BZHA dhe mësimdhënës nga vetë shkollat.

Në Gjimnazin e Shkupit “Orce Nikollov” sot nuk do të ketë testim kualifikues siç u paralajmërua paraprakisht për shkak numrit të madh të nxënësve të paraqitur me numër të njëjtë të pikëve nga vendet e parapara në Konkurs.

Në ueb faqen e vet gjimnazi publikoi se testimi nuk do të mbahet pasi MASH ka miratuar paralelen e katërt bilinguale angleze por edhe ta mbrojë shëndetin e nxënësve.

Siç kumtuan nga MASH të premten për MEDIAL-n, në këtë shkollë të mesme e Shkupit ishte planifikua testimin kualifikues të mësimit dygjuhësh në anglisht, në lëndën e anglishtes. Janë paraqitur 145 nxënës me maksimum 75 pikë, dhe sipas konkursit, 136 duhet të pranohen.

Shkollat e mesme të premten pasdite i publikuan listat kualifikuese me nxënësit e paraqitur nga afati i parë në afatin qershorit i cili u realizua më 16,17 dhe 18 qershor. Sipas afateve të Konkursit, paraqitja e dytë dhe regjistrimi është më 24 dhe 25 qershor, ndërsa paraqitja e tretë do të jetë më 29 qershor. sn/