Në disa pjesë të Indisë sërish në izolim dyjavësh 120 milionë njerëz

Nju-Delhi, 14 korrik 2020 (MEDIAL) – Shteti Bihar në Indinë Veriore, që nesër sërish vendosë izolim dyjavësh për rreth 120 milionë banorë, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Qeveria e Biharit vendosi të vendosë izolim ditor prej më 16 deri më 31 korrik”, shkroi sot në Tuiter përfaqësuesi zyrtar Sushil Kumar Modi.

Ky do të jetë izolimi më i madh i cilësdo bashkësie lokale në Indi nga heqja e kufizimeve në mbarë vendin në fillim të qershorit pasi virusi vazhdon të përhapet.

Në Bihar, shtet indian i varfër në kufirin me Nepalin deri më tani janë 160 të vdekur nga Kovid-19 dhe 17.959 të infektuar, kumtuan autoritetet sot në mëngjes.