“Në dimër nuk do të lejojmë mërgatën të futen në Kosovë”, Ministria e Shëndetësisë reagon për publikimin e këtyre lajmeve

Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se këto lajme po krijojnë huti tek qytetarët, transmeton lajmi.net.

“Ministria e Shëndetësisë i hedh poshtë dezinformatat që implikojnë Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, në lajmet e rreme (fake news), rreth ardhjes së mjekëve nga Serbia dhe qasjen e papranueshme ndaj diasporës, të promovuara në disa ueb faqe”, thuhet në reagimin e MSh-së.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se i ka denoncuar këto raportime në organet e drejtësisë.

“Përhapja e urrejtjes, panikut dhe lajmeve të rreme (fake news), është e dënueshme. Lajmet e rreme, në kohë pandemie krijojnë huti, dezinformim dhe urrejtje, prandaj, MSh ka denoncuar pranë organeve të ndjekjes veprimet e tilla dhe pret që autorët të dalin para organeve të drejtësisë”, thuhet nga MSh./Lajmi.net/