Në Dibër dhe Qendër Zhupë sot do të votojnë 33 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Dibër, 14 korrik 2020 (MEDIAL) – Në Dibër dhe Qendër Zhupë sot  të drejtën e tyre të votës duhet ta realizojnë 33 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Sipas kryetares së Komisionit Zgjedhor Komunal, Elmira Bakalli, në komunën e Dibrës do të votojnë  29 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm,  aq edhe sa janë paraqitur.

Dje sërish votuan 15 persona  në vetizolim ose të sëmurë nga Kovid-19.

Në Komunën Qendra Zhupë të drejtën e tyre të votës sot do ta realizojnë  katër persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa dje atje nuk kishte  votim sepse nuk kishte të paraqitur.

Nesër në komunën Dibër do të votohet në 27 vendvotime  ndërsa në listën e vetme votuese  janë regjistruar 18.764 qytetarë me të drejtë të votimit.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit presidenciale dhe të jashtëzakonshme për kryetar komune,  të mbajtura vitin e kaluar,  në listën e vetme zgjedhore në Dibër tani janë regjistruar 190 votues më shumë.

Në komunën Qendër Zhupë krahasuar me zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar numri është më i madh për 108 votues. vt/sa/