Në Brazil pothuajse 42 mijë të infektuar të rinj dhe 1.300 të vdekur nga Kovid-19

Rio de Zhanejro, 15 korrik 2020 (MEDIAL) – Në Brazil, në 24 orët e fundit janë regjistruar 41.857 raste të reja me koronavirus, ndërsa 1.300 njerëz të tjerë kanë vdekur, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani, 1.92 milionë njerëz janë infektuar në vend, përfshirë presidentin Zhair Bolsonaro.

Deri më tani, 74.133 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. mb/