Në 24 orët e fundit Kosova regjistron 12 raste të reja me Kovid-19

12 raste pozitive me COVID-19 regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërkohë fatmirësisht nuk ka jetë të humbura.

Ky është bilanci nga 1559 teste të kryera.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar 16 qytetarë duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.743.

Numri i rasteve aktive në vend është 323.

Të dhënat i ndau Ministria e Shëndetësisë.