Ndryshon renditja tabelore në Superligë pas xhiros së 22-të

Të hënën është mbyllur xhiroja e 22-të në Superligën e Kosovës.

Feronikeli mposhti Arbërinë (0 – 3), derisa Gjilani barazoi me Drenicën (0 – 0), shkruan lajmi.net.

Pas xhiros së 22-të, kampioni i Kosovës, Drita është rikthyer në kreun e tabelës me 47 pikë, ndjekur nga Ballkani me 45 pikë, derisa pozitën e tretë e zë Prishtina me 44 sosh.

Sa i përket, zonës së rrezikshme Besa mbetet në fund me vetëm shtatë pikë, derisa Drenica në pozitën e parafundit me 24 sosh.