Ndryshon regjimi i qarkullimit në autostradën Shkup-Tetovë tek pika e pagesës Gllumovë

në kategorine Maqedoni

Shkup, 14 gusht 2019 (MEDIAL) – Regjimi i qarkullimit në autostradën Shkup -Tetovë  në pikën e pagesës të taksës rrugore  Gllumovë – Shkup do të ndryshohet  prej sot  deri në  datën 17  gusht, për shkak të punëve në rrugë, njoftoi LAMM.

Ndryshimi i regjimit të qarkullimit është për shkak të zbatimit të aktiviteteve ndërtimore në këtë pjesë të autostradës.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.