Ndryshimi i mentalitetit të gjykatësve kyç për përmirësimin e kulturës gjyqësore
Shkup, 21 tetor – Kulturën gjyqësore e karakterizon një ambient i frikës, apatisë dhe vetëcensurimit është konkluzioni i pretendimeve të marra në kuadër të projektit “Tejkalimi i hendekut midis proceseve formale dhe praktikave joformale të cilat e rrethojnë kulturën gjyqësore të Ballkanit Perëndimor”.
Në konferencën e sotme përfundimtare të projektit, që ka për qëllim të hapë diskutim për sfidat me të cilat përballet gjyqësia dhe të japë rekomandime për përmirësimin e kulturës gjyqësore dhe vetëqeverisjes gjyqësore në vendet e Ballkanit Perëndimor, kryetari i Institutit për Demokraci – Societas Civilis Shkup, Marko Troshanoski, deklaroi se ajo që është kryesore është ndryshimi i mentalitetit të gjykatësve në të gjithë rajonin.
“Projekti përfshiu hulumtim dyvjeçar edhe me gjykatës edhe me prokurorë edhe me akademitë e gjykatësve dhe prokurorëve në rajon dhe i dalloi disa dimensione të kulturës gjyqësore. Ajo që është kyçe është ndryshimi i mentalitetit të gjykatësve në të gjithë rajonin ose në mënyrë të pamjaftueshme inkurajohen të marrin rol aktiv në krijimin e të drejtave dhe mbrojtjen e asaj që quhet pavarësi gjyqësore që është vazhdimisht nën sulm ose kanosje prej elitave politike që synojnë të realizojnë mënyrë më të vogël ose më të madhe të ndikimit mbi të njëjtën”, thotë Troshanoski.
Ai informoi se konkluzionet e hulumtimit janë gjegjësisht se kulturën gjyqësore e karakterizon një ambient frike, apatie dhe vetëcensurimi tek gjykatësit të cilët, siç tha, mbase nuk janë mjaftueshëm të vetëdijshëm, por, gjithashtu edhe jomjaftueshëm të zëshëm në mbrojtjen e integritetit personal, veçanërisht të vendimeve të cilat i marrin vetë.
Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, Agim Nuhiu, praktika gjyqësore është ajo që duhet të operacionalizohet dhe të jetë indi kryesor për funksionimin e gjyqësisë.
“Prandaj, faktori njeri në gjyqësi është segment shumë i rëndësishëm të cilit duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe, Nga punëtoritë dhe dokumentet që kanë dalë nga projekti, është evidente se edukimi dhe trajnimet janë mënyra kryesore për ndryshimet në kulturën gjyqësore”, theksoi ai.
Koordinatori rajonal për qeverisjen e së drejtës në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Serbi dhe Mal të Zi, Bart de Braun, tha se kultura gjyqësore paraqet koncept praktik për punën e gjykatësve.
“Vetëm gjykatësit e pavarur dhe të lirë në shoqëri mund të sigurojnë drejtësi të barabartë për të gjithë në mënyrë transparente”, tha ai.
Projekti financohet nga Ambasada e Holandës përmes Programit për Qeverisje të së Drejtës, ndërsa zbatohet nga Instituti për Demokraci (IDSCS).