Ndryshimet kushtetuese, Mariçiq: Do të bisedojmë me çdo deputet

Shkup, 9 shtator – Maqedonia e Veriut ka kapacitet dhe vullnet që ta zë afatin e vitit 2030 për t’u bërë anëtare fuqiplote e BE-së, thotë  në intervistë për TVM2, zv.kryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq.

Potencon se në këto dy muaj të rëndësishëm për vendin, do të argumentojnë edhe më fuqishëm para deputetëve dhe opinionit, beneficionet e të qenurit anëtare e BE-së. Paralajmëron humbjet shoqërore nëse lëshohet ky interval kohor për integrim.

“Do të intensifikohet komunikimi me secilin deputet në periudhën e ardhshme. Ne presim që në muajin shtator, tetor të qartësohen mirë dy blloqet politike: njëri që është për integrim evropian sa më të shpejtë dhe tjetri që është kundër anëtarësimit në BE dhe që mendon se kemi kohë për të pritur.  Pritja është strategji e cila do t’a zbrazë vendin tonë nga të rinjt dhe që do t’a vrasë shpresën për të ardhmen evropiane. Unë besoj se mund të jemi anëtare deri në vititn 2030 dhe nëse punojmë fuqishëm, sigurisht do të bëhemi anëtare në vitin 2030” – tha Zv. Kryeministri për Eurointegrime, Bojan Mariçiq.