Ndërprerje 15-minutëshe të trafikut në aksin rrugor Kërçovë-Ohër, afër f. Vërbjan

/

Në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, më saktësisht në afërsi të fshatit Vërbjan pas qafës malore Presekë, sot për shkak të punimeve në rrugë (shpërthime) në periudhën ndërmjet orës 12 e 15 minuta, trafiku do të ndërpritet nga 10 deri në 15 minuta.

Nga LAMM informojnë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.