Ndarja e çmimeve ndërkombëtare „International Medis Awards for Medical Research 2021″

Shkup, 25 nëntor – “Fuqia e besimit” titullohet emisioni dokumentar që do të shfaqet premierë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ndërkombëtare “International Medis Awards for Medical Research 2021″.

Nga Maqedonia e Veriut vjen finalistja Fanka Gilevska nga fusha e oftalmologjisë. Ajo është autorja e parë e punimit shkencor origjinal me titull: Are changes in visual acuity and astigmatism after corneal cross-linking (CXL) in keratoconus predictable?

Punimi është publikuar në revistën shkencore “Graefes Archive for Clinical and Experimental Ophthalmology”.

Të 19-të finalistëve do t’u tregohet rëndësia e punës së tyre në ndërtimin e besimit në shkencë. Midis tyre, do të shpallen nëntë fitues „International Medis Awards for Medical Research 2021″.