Ndalesë për hyrje në Kinë për disa persona zyrtarë amerikanë

Pekin, 13 korrik 2020 (MEDIAL) – Pekini zyrtar sot kumtoi se do të ndalojë hyrjen në territorin e Kinës për senatorët amerikanë, Mark Rubi dhe Ted Kruz, kongresmenin Kris Smit dhe ambasadorin për Lirinë Fetare, Sem Braunbek për shkak të kritikave për politikat në pushtet të Partisë Komuniste të pakicave dhe besimtarëve.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Hua Xhunin deklaroi se “veprimet amerikane i kanë dëmtuar seriozisht marrëdhëniet kineze-amerikane” dhe se Pekini është i vendosur ta ruajë sovranitetin kombëtar të Kinës nga ndërhyrjet e jashtme në vend.

“Kina edhe në të ardhmen do të ketë një përgjigje të gatshme në përputhje me zhvillimin e ngjarjeve”, tha Hua. ls/fab

Таг