Nata e parë e “Gjeniut të Madh”/ 15 talente konkurojnë sot mes tyre në garën për çmimin e madh

Një tjetër super produksion ngre siparin këtë të enjte në ekranin e Vizion Plus.

Pas suksesit të një prej spektakleve më të ndjekura në ekranet shqiptare “Gjeniu i vogël” producentët Pandi Laço Bledi Laço dhe Adi Hila sjellin sërish një talent show, “Gjeniun e Madh”, por këtë herë me të talentuar mbi 35 vjeç.

Ky format, nën modelimin e Eva Muratit, kthen në realitet ëndrrat e njerëzve të zakonshëm, të cilët për herë të parë prekin skenën televizive.

Në natën e parë 5 konkurrentë do të prezantohen përpara publikut, por edhe përpara anëtarëve të jurisë me një repertor të zgjedhur këngësh.

15 talentet e përzgjedhur nga juria, e cila është e përbërë nga emrat më të njohur të muzikës, si Rozana Radi, Inis Gjoni, Vëllezërit Prifti dhe Ardi Asllani, javë pas jave do të garojnë me njeri-tjetrin duke patur një formule të thjeshtë eliminimi.

Dy më të pavotuarit e natës, kalojnë në sfidë, ku vetëm njëri fiton të drejtën e vazhdimit të garës për çmimin e madh.