MV – Zaev: As dorëheqje dhe as zgjedhje të parakohshme

në kategorine Bota

SHKUP, 14 gusht /MEDIAL-MIA/ – Pas kërkesës së opozitës për dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme, lidhur me publikimin e rastit të dyshuar korruptiv ”Reket”, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev  deklaroi se nuk e mendon një gjë të tillë.
”Nuk mendoj për asnjë dorëheqje, as edhe për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Zaev duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin ”Reket” në Klubin e Deputetëve me rastin e 18- vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Ai theksoi se ”patjetër duhet t’i jepet një shans rritjes ekonomike të vendit dhe ai të mos rrënohet për dëshirën e dikujt për të shkuar në zgjedhje”./ a.jor.
.

Artikulli paraprakHyn në fuqi ligji/ Nga sot, nargjilet nuk lejohen në ambiente të mbyllura, njësoj si duhani

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.