Shkup, 14 korrik 2020 (MEDIAL) – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) sot u përfshi drejt dënimit të sulmeve dhe shprehjes së urrejtjes, ndaj gazetares Tanja Milevska. Njëherit, MSHIA, siç potencohet në kumtesë, i dënon sulmet me shprehje të urrejtjes edhe ndaj të cilit do të ishte gazetar tjetër ose qytetar.
“Mediat socialdemokrate nuk guxojnë të shfrytëzohen si mjet për përhapje të shprehjes së urrejtjes, kërcënimit dhe presioneve ndaj secilit i cili ka mendim ose qëndrim të ndryshëm. Fuqishëm përpiqemi për liri të shprehjes, por çdo keqpërdorim në drejtim të kufizimit të lirisë së tjetrit duhet në mënyrë adekuate të sanksionohet”, qëndron në kumtesën e MSHIA-së. sa/