MSH: Tetori i dedikohet luftës kundër kancerit të gjirit

Shkup, 18 tetor – Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpejtë malinje te gratë dhe muaji tetor i kushtohet pikërisht luftës kundër kancerit të gjirit, parandalimit të tij dhe detektimit të hershëm thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje potencojnë se nga 1 nëntori vazhdon programi nacional i skriningut për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit, me qëllim të diagnostikimit me kohë dhe zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje.

“Kjo është veçanërisht me rëndësi për gratë kur kanë shenja të ndryshimeve në gji ose duhet të bëjnë kontroll, dhe këto aktivitete janë inicuar për diagnostikë me kohë, gjegjësisht gruaja të arrijë në kontroll me kohë me qëllim të zbulimit të kancerit të gjirit në fazën e hershme”, theksojnë nga Ministria.

Ata theksojnë se gratë e grupmoshës prej 45 deri 69 vjet do të jenë të përfshira në programin nacional të skriningut, të cilat nuk kanë bërë mamografi gjatë dy viteve të fundit, përderisa gratë e moshës prej 44 deri 44, të cilat kanë ndonjë anëtar të familjes me kancer në gji ose ndonjë faktor tjetër shtesë të rrezikut do të kenë mundësi që me vetiniciativë të paraqiten për skrining mamografi në faqen e posaçme për këtë qëllim.

Skrining mamografia është falas për gratë në program, participimin e mbulon Ministria e Shëndetësisë.

“Gjithashtu, janë inicuar ndryshime në mënyrën e udhëzimit dhe caktimit të kontrollit për mamografi, eho dhe biopsi, ku do të mundësohet që radiologu ta udhëzojë gruan me qëllim që të ulet koha dhe rruga e gruas nga kontrolli në trajtim”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore informojnë se në fazën përfundimtare është edhe lidhja e marrëveshjeve për furnizim të mamografive të reja më bashkëkohore në bashkëpunim me Bankën Botërore për institucionet publike shëndetësore me çka, siç thonë nga Ministria, dukshëm afrohet ky shërbim shëndetësor më afër vendit të jetesës dhe pikërisht përmes regjionalizimit vendoset në diagnostikim me kohë dhe detektimit të hershëm të kësaj sëmundje më të shpeshtë malinje