MSH përgënjeshtron se Komisioni për sëmundje infektuese ka qenë kundër hapjes së kufijve

Shkup, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Ministria e Shëndetësisë përmes kumtesës tërësisht i përgënjeshtron dhe i vlerëson të pavërteta shkrimet e publikuara lidhur me atë se Komisioni për sëmundje infektuese nuk ka rekomanduar hapjen e kufijve.

Në takimin më 22 qershor Komisioni për sëmundje infektuese solli vendim për rekomandimin për hapjen e kufijve dhe ai vendim së bashku me vendimet dhe rekomandimet e tjera për hapjen e subjekteve ekonomike janë dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. shk/