MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2022/2023

Shkup, 30 maj – Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2022/2023.

Siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), pagesa e shtesës për arsim bëhet në katër periudha matëse. Për periudhën e parë matëse pagesa ishte realizuar gjatë dhjetorit në vitin vijues kalendarik, ndërsa për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik. Për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin vijues kalendarik dhe për periudhën e katërt matëse pagesa bëhet gjatë korrikut në vitin vijues kalendarik.

“Pagesa e shtesës për arsim bëhet në katër vlera të barabarta nga 2.211 denarë për shfrytëzuesin e të drejtës për arsim për fëmijë në arsimin fillor, ndërsa nga 3.158 denarë për shfrytëzuesin e të drejtës së shtesës për arsim për fëmijë në arsimin e mesëm, pas përfundimit të çdonjërës nga periudhat matëse, të përcaktuara me këtë ligj”, bëhet e ditur në kumtesën e MPPS-së.