MPPS: Kujdesi dhe edukimi i fëmijëve në kopshte vazhdon pandërprerë
Shkup, 12 prill – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e informoi publikun se prej gjithsej 75 institucioneve për kujdes dhe edukim të fëmijëve nga mosha parashkollore në vend, në 25 sot aspak nuk ka pasur grevë, përderisa në 50 institucione parashkollore në grevë janë vetëm një pjesë e të punësuarve.
Këto të dhëna, sipas MPPS, tregojnë se një e treta e gjithsej të punësuarve në institucionet parashkollore nuk e mbështesin grevën e organizuar nga SASHK-u, që përfaqëson rritje prej katër institucioneve për dallim me ditën e djeshme.
“Sipas të dhënave të Ministrisë të cilat azhurnohen në bazë ditore, shënohet tendencë e rritjes së fëmijëve të kujdesur gjatë ditës së sotme. Situata e tilla ka të bëjë me faktin se kujdesi dhe edukimi i fëmijëve vijoi pandërprerë ditën e djeshme, duke përjashtuar një institucion publik dhe kapacitet të ulur të kujdesit të fëmijëve në një numër të vogël të institucioneve parashkollore. Gjithashtu, vërehet edhe rritje e lehtë e pjesëmarrësve (të punësuar dhe mbështetës) në grevën në institucionet parashkollore”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Nga Ministria potencojnë se marrëveshja sociale vazhdon, dhe se Qeveria dhe MPPS mbeten të hapura për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët të qëndrueshme për të gjithë aktorët në proces, ndërsa para së gjithash në interes të mbrojtjes së fëmijëve

