MPB po punon në zbardhjen e plotë të rastit me mjekun pa licencë në Vevçan

Ohër, 25 tetor – Sektori për Punë të Brendshme Ohër, ka ndërmarë masa lidhur me mjekun nga Vevçani, i cili ka kontrolluar dhe ka mjekuar pacientët pa diplomë përkatëse, informon Zhurnal.

Kundër tij, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet kallëzim adekuat penal, për çka, opinioni do të njoftohet me kohë.

Drejtori i ISHP Vevçan Jovan Stojkovski, ka pohuar se hetimet vazhdojnë dhe nuk dëshiron të komentojë rastin.

“Hetimi po vazhdon, po i’a lë policisë të kryejë punën e saj dhe të del me detaje”, deklaroi Stojkovski.

Mjeku në fjalë ka punuar gjashtë vite me radhë pa diplomë për mjek./Zhurnal.mk