Moti sot me vranësira të ndryshueshme, pasdite i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë

Shkup, 5 korrik – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga orët e mesditës në shumë vende dë të jetë jo stabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokalisht do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër. 

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 12 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 33 gradë Celsius. UV=7.

Në Shkup, informojnë nga DPHM-ja, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të ulet deri në 17, ndërsa maksimalja deri në 29 gradë Celsius. 

Të enjten do të ketë dukuri të izoluar me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës do të fryejë erë e fortë, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fortë nga drejtimi verior (mbi 60km/h) e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës ditore.