Moti sot me diell dhe i ngrohtë, me temperatura deri 24 gradë

Shkup, 4 maj – Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare dhe dukshëm më i ngrohtë. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme në vende me reshje të shiut dhe bubullima, kryesisht në zonat malore. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 1 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të lëvizë nga 17 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup. mot me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Ditën e enjte moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe më i ngrohtë, ndërsa pasdite kryesisht në zonat malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurte të shiut dhe bubullima. Pasditen e së premtes do të ketë rritje të vranësirave dhe do të jetë e paqëndrueshme, bubullima dhe erë të fortë. Ndërsa edhe të shtunën do të ketë reshje lokale shiu.